Aktualitet

Akomodoi të ftuarit për një javë rresht dhe bëri dasmë! Italiani mashtron hotelin në Vlorë, largohet duke lënë si page

29 Qershor 2021, 22:00 Nga DOSJA

VLORË– Një qytetar italian ka kurorëzuar dashurinë e tij me nje shqiptare në një ceremoni martesore të cilën e ka zhvilluar në nje nga hotelet e qytetit bregdetar të Vlorës. Një javë rresht, italiani, emri i të cili nuk dihet, ka akomoduar të gjithë të ftuarit për dasmën e tij, në hotelin Regina.

Në fund, ai është larguar duke lënë si pagesë një çek fals, që është zbuluar më vonë nga stafi i hotelit. Në një postim në Facebook, në faqen zyrtare, hoteli ka denoncuar italianin për këtë mashtrim. Në status paralajmërohet kallëzimi në polici për mashtrimin e bërë. Gjithashtu, hoteli shkruan se kushdo që mund ta njohë, ta njoftojë italianin se mashtrimi i është zbuluar.

Statusi i plotë:

Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare. Deri këtu duhet e gjitha në rregull, përveç një detaji! Dhëndërri iku pa paguar, në fakt pagoi me çek fallso të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të tyre për një javë! Në kushtet që biznesi mezi pret sezonin të rimëkëmbet, një mashtrim i tillë na dëmton rëndë financiarisht!

Nëse ndokush e njeh, mirë është ta lajmëroj të bëhet i gjallë, ndryshe e sheh shqipërinë nga google earth! Sigurisht që rastin do referohet në polici, sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandërshkuar. P.s i bën gjithë ceremoninë, i akomodohen një javë në hotel gjithë dasmorët…epo kjo është shumë!

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hotel regina italiani mashtron hotelin ne vlore hotel regina italiani mashtron hotelin ne vlore

Sondazh

Poll