Bota

“Jam i gatshëm për kompromis me Prishtinën”, Vuçiç bën deklarata kontradiktore: Kosova nuk do të ulet kurrë në OKB

29 Qershor 2021, 20:52 Nga DOSJA
“Jam i gatshëm për kompromis me Prishtinën”,

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar ditën e sotme se Serbia është e gatshme për një kompromos me Kosovën. Telegrafi shkruan se në një intervistë për Euronews Serbia, Vuçiç ka thënë se në fund në lidhje me Kosovën do të jetë ai që do të vendos së çfarë do të bëjë.  

“Nuk është e lehtë ta kombinosh atë me atë që është situata reale, por është gjithashtu një mit se Serbia dhe populli serb të mos gëzojnë asnjë të drejtë në Kosovë”, tha Vuçiç.

Ai gjithashtu tha se pa një zgjidhje dhe kompromis me Kosovën, konflikti mund të përkeqësohet. 

“Pa një zgjidhje kompromisi, kjo do të thotë që dikush mund të mbështesë konfliktin midis serbëve dhe shqiptarëve dhe kjo mund të çojë në katastrofë dhe konflikte që askujt nuk i duhen”, tha Vuçiq në televizionin “Euroneës Serbia”.

Vuçiç më tej u shpreh se duhet një kohë e gjatë që mes Kosovës dhe Serbisë të krijohet besim. 

“Ne kemi nevojë për një mënyrë racionale, pragmatike për të zgjidhur atë problem. Duhet kohë për të krijuar besim midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Vuçiç.

Në lidhje me integrimin e Kosovës në OKB, Vuçiç u shpreh: Kosova nuk do të marrë kurrë një ulëse në OKB.

Ndërkohë që ai gjithashtu ka folur edhe për mini-Shengenin, ku ka thënë se nuk do të ketë më këtë emërtim, dhe se do të ndryshohet në samitin e radhës.  

“Në samitin e ardhshëm, ne do t’i japim një emër të ri kësaj nisme, ajo nuk do të jetë Mini-Schengen. Ne do të përpiqemi të prekim disa tema të reja më 29 korrik, luftën kundër katastrofave dhe tërmeteve,”tha Vuçiç.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic aleksander vucic

Sondazh

Poll