Bota

Ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX do të mbajë fjalim në Kuvendin e Kosovës: Do demaskoj skandalet e Polici

29 Qershor 2021, 20:01 Nga DOSJA
Ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX do të

KOSOVË- Ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons do të flasë para Kuvendit të Kosovës më 12 korrik. Gazeta Ekspress shkruan se Simmons në deklaratën që do të mbajë para Kuvendit do të demaskojë një mori skandalesh të EULEX në Kosovë, ku në të përfshihen ndërhyrjet politike, manipulime provas si dhe ndikimet në dëshmitarë.

“Unë pres që ta jap dëshminë time në Parlamentin e Kosovës më 12 korrik. Kam besim se pasi të dëshmojë, Parlamenti të vendosë që të nis një hetim të plotë publik”, ka thënë Simmons për RTK-në..

Ndërsa avokati i Simmonsit, Artan Qerkini ka treguar se Simmons nuk do të vij fizikisht në Kosovë për shkak të variantit Delta të Covid, si dhe për shkak të masave që janë aktive në Kosovë, ku nëse do vinte ai do të qëndronte dy javë në karantinë.

“Pas kërkesës së ardhur nga Kuvendi që Simmons të raportoj më 12 korrik, kam kontaktuar me të, dhe ai e konfirmuar që do të raportojë nëpërmjet video-lidhjes. Arsyeja pse Z.Simmons nuk ka mundur të vie fizikisht në Kosovë, është përhapja e variantit Delta të Koronavirusit, dhe në rast se vjen do t’i duhej të qëndronte 2 javë në karantinë”, u shpreh Qerkini.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni artan qerkini eulex kuvendi i kosoves malcom simmons artan qerkini eulex kuvendi i kosoves malcom simmons

Sondazh

Poll