Bota

Skandali me puthjet në zyrë! Sekretarja e ish-ministrit britanik lë bashkëshortin për të jetuar me Matt Hancock: Më mirë

29 Qershor 2021, 19:09 Nga DOSJA
Skandali me puthjet në zyrë! Sekretarja e ish-ministrit britanik

ANGLI- Ish-Ministri i Shëndetësisë në Angli, Matt Hancock ka vendosur që të ketë një marrëdhënie të qendrueshme me ish-sekretaren e tij Gina Coladangelo. Dailymail shkruan se Coladangelo ka lënë burrin e saj në mënyrë që të jetojë me Hancock.

Ndërkohë që nga ana tjetër Hancock i ka dhënë fund martesës së tij prej 15 vitesh me gruan Martën, disa ditë para se foto e tij duke puthur sekretaren të bëheshin publike. Ndërsa Coladangelo u nda nga bashkëshorti i saj, milioneri Oliver Tress, pasi foto u bënë publike.

Gina gjithashtu në faqen e saj të Pintrest ka postuar: Sa më gjatë pritja, aq më e ëmbël puthja. Më mirë të vdes nga pasioni sesa nga mërzia.

Ngjarja u publikua disa ditë më parë nga tabloidi The Sun,  të cilët publikuan një foto të Hancock duke u puthur me 43-vjeçaren Coladangelo. Pas publikimit të pamjeve,  sekretari i Shëndetësisë kërkoi falje vetëm se kishte shkelur rregullat anti-COVID. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gina coladangelo matt hancock gina coladangelo matt hancock

Sondazh

Poll