Bota

Shkatërrimi i ndërtesës 12 katëshe në Miami, numri i viktimave shkon në 11, mbi 150 persona të zhdukur  

29 Qershor 2021, 19:47 Nga DOSJA
Shkatërrimi i ndërtesës 12 katëshe në Miami, numri i

SHBA- Numri i viktimave nga ndërtesa që u shemb në Miami ka shkuar në 11, ndërsa mbi 150 të tjerë janë zhdukur. CNN shkruan se deri tani grupet e hetimit kanë hapur një ‘tunel’ në rrënojat e ndërtesës për të kërkuar për të mbijetuar.

Tunesi i hapur ka një gjatësi prej 47 metrash, dhe i lejon ekipet e kërkim-shpëtimit që të kërkojnë më shpejtë. Grupet e shpëtimit kanë deklaruar se po punojnë pa pushim për 24 orë në mënyrë që të mbulojnë sa më shumë hapësirë dhe të kenë mundësi të nxjerrin persona të gjallë nga rrënojat e ndërtesës.

Ndërtesa u shemb në mbrëmjen e 23 qershorit, ndërkohë që nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e shembjes së ndërtesës. Fillimisht u lajmërua vetëm për një viktimë më pas numri u rrit pasi ekipet e kërkimit gjetën persona të tjerë pa jetë nën rrënoja. Ndërtesa e Champlain Towers South përmbante 136 apartamente dhe 55 prej tyre u shembën të enjten duke lënë pas një grumbull të madh rrënojash.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shembet ndertesa ne miami shembet ndertesa ne miami

Sondazh

Poll