Bota

Të mbuluar pjesërisht, prurjet e lumit Ganga zbulojnë trupat e varrosur që kanë humbur jetën nga Covid në Indi 

29 Qershor 2021, 20:21 Nga DOSJA
Të mbuluar pjesërisht, prurjet e lumit Ganga zbulojnë trupat e

INDI- Kufoma të shumta kanë dalë në sipërfaqen e Indisë ditët e fundit. NDTV shkruan se prurjet e lumit Ganga në Indi kanë zbuluar varret e personave që kanë humbur jetën për shkak të Covid. Disa zyrtarë në qytetin e Allahabad-it, kanë deklaruar se pothuajse 150 trupa janë nxjerr në sipërfaqe.

Deri tani mendohet se janë gjithsej 600 trupa të varrosur përgjatë brigjeve të lumit Ganga, por ndërkohë që qytetarët vendas thonë se në këto brigje ka më shumë persona të varrosur se sa 600. Vendasit kanë deklaruar se nëse trupat nuk hiqen nga lumi, ai do të ndotet më shumë akoma, duke u bërë një nga lumenjtë më të ndotur në botë.  

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Indi janë regjistruar 30,361,699 persona me Covid, ndërsa 398,484 të tjerë kanë humbur jetën. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kufoma ne indi lumi ganga kufoma ne indi lumi ganga

Sondazh

Poll