Bota

Donika Gërvalla vizitë zyrtarë në Luksemburg, takohet me Ministrin Fayot 

29 Qershor 2021, 18:00 Nga DOSJA
Donika Gërvalla vizitë zyrtarë në Luksemburg, takohet me

LUKSEMBURG- Ministrja e Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla ka shkuar ditën e sotme në Luksemburg në një vizitë zyrtare. Telegrafi shkruan se Gërvalla në Luksemburg do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit. 

Gërvalla është takuar me Ministrit e Luksemburgut për Bashkëpunim, Zhvillim dhe Çështje Humanitare Franz Fayot. Ajo ka falenderuar ministrin, për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Kosovës, në sektore të ndryshme ku përmendim shëndetësinë, arsimin si dhe në procesin e integrimin evropian të Kosovës.  

Ata gjithashtu kanë rënë dakord që mes dy vendeve të ketë më shumë mundësi për bashkëpunim.

“Një ndër prioritetet e qeverisë është përmirësimi i dukshëm i kushteve për investime të huaja me synimin për ta bërë Kosovën më atraktive për këto investime. Kosova mund të përfitojë shumë nga shkëmbimi me një partner në BE si Luksemburgu, i cili është ekonomikisht i fuqishëm dhe me përvojë të madhe ndërkombëtare”, ka thënë Gërvalla.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni donika gërvalla franz fayot gervalla vizite ne luksemburg donika gërvalla franz fayot gervalla vizite ne luksemburg

Sondazh

Poll