Bota

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Konjufca: Grupet parlamentare të jenë më të përgjegjshme 

29 Qershor 2021, 15:55 Nga DOSJA
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Konjufca: Grupet

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka bërë të ditur se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit nuk është mbajtur ditën e sotme për shkak të mungesës së anëtarëve. Gazeta Ekspress shkruan se Konjufca u shpreh se duhet që të mbahet përgjegjësia e marrë nga anëtarët e kryesisë në mënyrë që të mos kenë ‘probleme’ të tilla. 

“Mbledhja e kryesisë nuk pati kuorum që të mbahet dhe duhet ta rrisim përgjegjësinë edhe më lartë sepse pa qenë Grupet Parlamentare me të vëmendshme nuk kund të ketë funksionalizim meqenëse mbledhja e Kryesisë është drita e gjelbër, kështu që shpresojmë që herave tjera do të kemi një përgjegjësi më të madhe meqenëse duke filluar prej momentit që dalim para qytetarëve edhe kur e bëjmë betimin këto janë dy akte të rëndësishme”, ka deklaruar Konjufca.

Ai më tej gjithashtu bëri të ditur se mbledhja tjetër e Kryesisë së Kuvendit mund të mbahet në fund të kësaj jave.

“Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci ndodhet në Bruksel, pastaj për njërin prej nënkryetarëve të Listës Serbe për disa arsye nuk mund të merr pjesë në seancë, nuk e dimë tash për tash por së shpejti,” ka shtuar ai.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni glauk konjufca mbledhja e kryesise se kuvendit glauk konjufca mbledhja e kryesise se kuvendit

Sondazh

Poll