Bota

Varianti Delta i Covid i afrohet Shqipërisë, konfirmohen dy rastet e para në Kosovë

29 Qershor 2021, 16:00 Nga DOSJA
Varianti Delta i Covid i afrohet Shqipërisë, konfirmohen dy rastet e

KOSOVË- Varianti Delta i Covid-19 i është afruar Shqipërisë. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar ditën e sotme se në vend janë identifikuar dy rastet e para me këtë variant të koronavirusit, i cili është konsideruar dhe më i rrezikshmi. Nga 22 personat e infektuar që janë identifikuar në 24 orët e fundit, dy prej tyre kanë variantin Delta. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe momentalisht po gjurmohen kontaktet e tyre.

Në njoftimin e MSH-së thuhet më tej se masat parandaluese për këtë variant të Covid janë të njëjta, duke shtuar se personat që kanë shfaqur simptoma duhet që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndërpresin kontaktet me të tjerët.

“Sot kemi pranuar të dhënat nga 22 mostrat pozitive të dërguara në Institutin e Virologjisë të Klinikës Unversitare Charite në Berlin, prej të cilave janë identifikuar 2 (dy) mostra me variantin Delta (B.1.617.2) të SARS-CoV-2. Të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi. Izolimi i tyre ka përfunduar. Ekipet e Institut Kombëtar të Shëndetit Publik, tashmë kanë gjurmuar të gjitha burimet dhe kontaktet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve. Masat parandaluese janë të njëjta. Individët të cilët rezultojnë pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do të mundësohet ndërprerja e përhapjes së infeksionit. IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 dhe zbatimin e masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thekson MSH.

Varianti Delta u zbulua për herë të parë në Indi në fund të vitit 2020, ku mendohet se ka kontribuar në numrin jashtëzakonisht të lartë të rasteve gjatë valës së dytë të vendit të COVID-19. Që nga 14 qershori u përhap në 74 vende të botës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Drejtori i OBSH-së për Evropën ka paralajmëruar se Delta është “gati të zërë vend në rajon”, pasi shumë vende përgatiten të lehtësojnë kufizimet dhe të lejojnë më shumë tubime shoqërore dhe të udhëtojnë përtej kufijve. Që nga 14 qershori, varianti Delta përbënte 10% të rasteve në SHBA.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni covid ne kosove varianti delta covid ne kosove varianti delta

Sondazh

Poll