Bota

Cameron: Presim shumë në dialogun Prishtinë-Beograd, BE duhet që të liberalizojë vizat për Kosovën

29 Qershor 2021, 15:33 Nga DOSJA
Cameron: Presim shumë në dialogun Prishtinë-Beograd, BE duhet

KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Camerin ka vizituar Kosovën. Në një deklaratë që ka bërë për mediat, Cameron është shprehur se në muajt e ardhshëm pritet që të ketë përafrim të pozicioneve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Shpresoj që në javët e ardhshme, muajt e ardhshme do të shohim një ngushtim të pozicioneve, afrim të pozicioneve origjinale, kjo bëhet përmes negociatave dhe nuk është e papritur për mua që të kemi pozicion maksimal në njërën anë dhe pozicion maksimal në anën tjetër,”u shpreh Cameron.

Telegrafi shkruan se ajo është shprehur se të gjitha propozimet që ka bërë Kosova për dialogun janë mirëpritur, si dhe shtoi se marrëveshjet e kaluara për këtë proces nuk mund të anashkaohen.

“Ne duhet të kemi zotimin nga kjo qeveri se ata janë të gatshëm për këtë dialog dhe se do të punojmë mbi marrëveshjet ekzistuese, asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Nëse dikush vjen me propozime të reja është shumë mirë edhe për audiencën e brendshme, është mirë për idetë e reja, por natyrisht nuk mund të jeni kundër marrëveshjeve ekzistuese”, u shpreh Von Cramon.

E pyetur për marrëveshjen e Uashingtonit, Von Cramon tha se nuk është shumë e sigurt se administrata e re Biden do të insistonte në implementimin e saj.

“Nuk jam e sigurt se BE-ja ka qenë plotësisht në pajtueshmëri me këtë, apo e ka përkrah. Unë jam për dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe administrata e re Biden është me rëndësi që të harmonizohet edhe me të dërguarin e veçantë zotëri Palmer lidhur me harmonizimin e raporteve të Uashingtonit dhe BE-së për çështjen e dialogut. Nuk jam shumë e sigurt se administrata e ShBA-së vetvetiu do të insistonte në marrëveshjen e Uashingtonit. Kjo është çka mund të them për momentin, të presim dhe të shohim”, tha ajo.

Ajo gjithashtu kritikoi disa nga vendet e BE-së në lidhje për mos liberalizimin e vizave për Kosovën. Cameron në fjalën e saj theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se BE-ja duhet që t’i liberalizojë vizat për qytetarët.

“Shpresoj që në një moment do të shohim qëndrime më pak të polarizuar dhe mjedis politik më të përshtatshëm në Francë. Unë kam shpresuar që gjatë presidencës së Gjermanisë në BE vitin e kaluar kemi mundur ta kemi këtë temë në agjende Derisa të gjithë e dimë që Kosova i ka përmbushur kushtet teknike edhe komisioni dhe shtetet e tjera do të dëshironin që të marrin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave. Në fund të fundit është çështje e Këshillit të Evropës dhe në këtë pikëpamje ka disa anëtar të këshillit që janë ende skeptikë dhe hezitojnë. Siç keni mundur ta shihni nga vizita e kryeministrit në Francë, nga qeveria franceze nuk morën premtime që kjo do të ndodhte. Më vjen keq për këtë, dhe është për keqardhje dhe mendoj që është një gabim që po bëhet për regjionin dhe për Bashkimin Evropian”, tha ajo.

Von Cameron ka qendruar në Kosovë për disa ditë ku ka vizituar disa nga qytetet e Kosovës. Ajo në vizitën e saj gjithashtu është takuar me zyrtarë në Kosovë por edhe me qytetarë të shumtë në vizitat e saj në qytetet e vendit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi liberalizimi i vizave per kosoven viola von camerin dialogu kosove-serbi liberalizimi i vizave per kosoven viola von camerin

Sondazh

Poll