Aktualitet

Gruaja në Tiranë fut në bidon fishekët/ I hedh në kazanin e plehrave, shpërthejnë nga temperatura e lartë, plagoset nën

29 Qershor 2021, 11:29 Nga DOSJA
Gruaja në Tiranë fut në bidon fishekët/ I hedh në

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet. Në lagjen ‘Gjergj Legisi’, një 33-vjeçare ka hedhur në një bidon plastik një sasi municionesh në kazanët e plehrave. Nga temperatura e lartë, fishekët kanë shpërthyer dhe kanë plagosur një grua së bashku me vajzën 7-vjeçare.

Policia ka bërë të mundur procedimin e shtetases M.B, 33-vjeçe.

NJOFTIMI:

Më datë 28.06.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. B., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, ka hedhur një bidon plastik me një sasi municioni (fishekë), në kazanët e mbetjeve të riciklueshme. Për shkak të temperaturës së lartë, kanë shpërthyer disa fishekë, duke dëmtuar lehtë M. B. dhe vajzën e saj të mitur 7 vjeçe, banuese në Tiranë.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ngjarja ne tirane plagoset nena me vajzen plasin fisheket ne tirane ngjarja ne tirane plagoset nena me vajzen plasin fisheket ne tirane

Sondazh

Poll