Aktualitet

Shqipëria në mes të vendeve më paqësore në botë për vitin 2021, lë pas shtete si SHBA, Rusi dhe Turqi

29 Qershor 2021, 09:56 Nga DOSJA
Shqipëria në mes të vendeve më paqësore në

TIRANË– Shpesh ka shenja të qarta se një vend po kalon në konflikt ose krizë. Qeveria mund të mbërthejë shtypin ose të ndalojë në forma të ndryshme politikanë të opozitës.

Sidoqoftë, një raport i ri nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe (IEP) vlerëson stabilitetin e 163 vendeve. Ajo zbulon se gjashtë nga nëntë rajone globale u bënë më të trazuar gjatë vitit të kaluar.

Raporti ofron dy renditje të ndryshme. E para është një Indeks Pozitiv Paqe (PPI), një masë e përbërë e faktorëve që mund të pritet ta bëjnë një vend më paqësor. Këto përfshijnë institucionet e një vendi dhe shëndetin e përgjithshëm socio-ekonomik.

Nga një këndvështrim i tabelës vihet re se Evropa mbetet kontinenti më paqësor. Shumë pas saj janë dy shtetet e fuqishme botërore, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, të cilat renditen përkatësisht e 122-ta dhe e 154-ta. Pozitë të keqe ka dhe Turqia e cila ka disa ‘konflikte të hapura’ (e 149-ta).

Shqipëria renditet e 48-a, më poshtë se Maqedonia e Veriut, e 40-a, dhe Serbia, e cila qëndron e 44-ta në listë. Mali i Zi ndodhet më poshtë në listë, në vendin e 51, Greqia e 66-a, Bosnje-Hercegovia e 72-a dhe Kosova e 80-a.

Në Afrikë, kontinenti më i paqëndrueshëm gjeopolitikisht, vendet më paqësore janë, sipas radhës, Mauritius (28), Gana (38), Botsvana, Sierra Leone (46), Gambia (53) dhe Senegal (54) dhe Tanzania (58). Ato lënë pas Libinë (156), Republikën Demokratike të Kongos (157) dhe Somalinë (158).

Lista është mbyllur nga tre vende të zonës së Lindjes së Mesme, e cila e konfirmon veten si zonë me normën më të ulët të paqes në botë. Në veçanti, këto vende kanë pasur një histori të trazuar dhe komplekse vitet e fundit, si Siria (161), Jemeni (162) dhe, për herë të katërt radhazi në pozicionin e fundit, Afganistani (163).

Tetë indikatorë u morën parasysh në rezultatin e përgjithshëm, duke përfshirë nivelet e korrupsionit, kapitalin njerëzor, aksesin e gjerë në shërbimet publike të tilla si shëndetësia dhe arsimi, dhe një qeveri që funksionon mirë. Vendet që performojnë mirë në këtë indeks janë përgjithësisht më pak tolerantë ndaj dhunës dhe ofrojnë mjete të tjera me të cilat zgjidhen mosmarrëveshjet.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet indeksi i “the economist” instituti për ekonomi dhe paqe indeksi i “the economist” instituti për ekonomi dhe paqe

Sondazh

Poll