Aktualitet

Lirimi nga burgu i Jehon Breçanit, Prokuroria kërkon ndryshimin e masës: Gega ka pësuar dëmtime të rënda

29 Qershor 2021, 10:22 Nga DOSJA
Lirimi nga burgu i Jehon Breçanit, Prokuroria kërkon ndryshimin e

TIRANË– Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës ndryshimin e masës nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest me burg” për Jehon Breçanin, të riun që përplasi 23-vjeçaren më 10 qershor në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Mjekët u detyruan që t’i prisnin njërën këmbë të resë pas dëmtimeve që mori. 19-vjeçari, po drejtonte makinën luksoze tip “Benz S Class”. Ai hipi në trotuar u përplas me një pemë dhe përplasi këmbësoren.

ARGUMENTET E PROKURORISË:

Referuar kërkesës së Prokurorisë, rezulton se nga faktet e mbledhura prej saj, dëmtimet e shkaktuara ndaj viktimës që në momentin e parë të ngjarjes kanë qenë tepër të rënda, çka ka bërë të detyrueshëm dërgimin e saj në Spitalin e Traumës, ndërkohë që, është konstatuar po ashtu se si pasojë e përplasjes së fortë, e reja e aksidentuar ka humbur njërën nga gjymtyrët e poshtëm, duke i shkaktuar gjymtin të përhershëm në masën 1/3-n e aftësisë së përgjithshme.

Sipas Prokurorisë, referuar rrethanave të ngjarjes, drejtuesi i mjetit nuk ka qenë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, sipas Prokurorisë, refruar të gjitha fakteve të mbledhura në vendin e ngjarjes, kjo vepër penale për të cilën akuzohet 19-vjeçari konsiderohet e një rrezikshmërie të lartë, dhe dispozitat përkatëse ligjore përcaktojnë burgimin nga 1 deri në 5 vjet. Ndaj, referuar të gjitha këtyre fakteve dhe argumenteve, Prokuroria ka kërkuar vendosjen e masës ‘arrest me burg’ për Jehon Breçanin.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet jehon breçani jehon breçani

Sondazh

Poll