Aktualitet

Zjarr masiv te ish-dogana në Tiranë! I vihet flaka mbeturinave, përfshihet dhe magazina e madhe e elektroshtëpiakeve

29 Qershor 2021, 11:20 Nga DOSJA
Zjarr masiv te ish-dogana në Tiranë! I vihet flaka mbeturinave,

TIRANË– Një magazinë ka marrë flakë ditën e sotme në zonën e ish-doganës në Tiranë. Magazina e elektroshtëpiakeve u përfshi nga flakët për shkak të djegieve të disa mbeturinave që ishin pas saj.

Nga zjarri ka pasur disa dëmtime në materiale, fatmirësisht jo në njerëz. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa zjarrëfikësja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 29.06.2021, rreth 12:30, tek Casa Italia, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale ndërtimi në pronësi të shtetasit F. Ç.Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale.Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne dogane zjarr ne dogane

Sondazh

Poll