Aktualitet

Pjerin Ndreu “u fut mik” që mos të shoqërohej, flet pronari i lokalit në Shëngjin: Brenda kisha rapsodë, jo DJ, këndo

29 Qershor 2021, 11:10 Nga DOSJA
Pjerin Ndreu “u fut mik” që mos të shoqërohej, flet

LEZHË– Pronari i hotelit në Shëngjinit ka dhënë versionin e tij lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, ku u përfshi edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Në një intervistë për “Fax”, ai u shpreh se në lokal nuk kishte muzikë të lartë por vetëm dy rapsodë. 

Nuk kemi pasur muzikë të lartë dhe as DJ. Në lokal ka qenë delegacioni i Kosovës, për ta po këndonin dy rapsodë. Kanë kënduar këngë për Adem Jasharin në respekt të delegacionit nga Kosova,“-tha ai.

Disa ditë më parë, Pjerin Ndreuka ndërhyrë tek efektivët e Policisë për të mos shoqëruar pronarin e një hoteli që kishte shkelur rregullat anti-COVID, duke iu prezantuar me ligjin: Ligjin e bëj unë… 

Madje, një ditë më pas, ndaj dy efektivëve të patrullës së Shëngjinit ka nisur hetim disiplinor nga eprorët e tyre për “Shkelje të rëndë të atributeve e kompetencave të Policisë”, me argumentin se në hotelin ku kishte muzikë në shkelje të ligjit, po zhvillohej një aktivitet i Bashkisë Lezhë, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të huaj.

Por edhe efektivët nuk kanë lejuar ngjarjen që të kalojë pa kundërpërgjigje duke nisur një proces gjyqësor me kryebashkiakun, i cili duket se ka harruar që Policia e Shtetit është institucion më vetë, jo i varuar nga Bashkia dhe se urdhërat i merr vetëm nga ligji.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kallezohet pjerin ndreu perplasja e pjerin ndreut me policine pjerin ndreu kallezohet pjerin ndreu perplasja e pjerin ndreut me policine pjerin ndreu

Sondazh

Poll