Bota

E pazakontë në Kuvajt/ Një person arrestohet sepse u ankua për motin

29 Qershor 2021, 10:34 Nga DOSJA
E pazakontë në Kuvajt/ Një person arrestohet sepse u ankua

KUVAJT– Një person i paidentifikuar me shtetësi egjiptiane është arrestuar në Kuvajt pasi postoi një video në ‘Tik-Tok’ duke u ankuar për motin.

Mediat raportojnë se ai kishte publikuar një video ku dëgjohet duke u ankuar për stuhitë e rërës që ka mbërthyer vendin ditët e fundit.

“Jam Brenda një stuhie rëre tani, nuk mund të shikoj asgjë. Mirë Kuvajt mirë.”– thotë ai në arabisht.

Ministri i Brendshëm deklaroi të dielën se personi pas videos u arrestua dhe iu referua autoriteteve të cilat do të marrin masat ligjore ndaj tij. Pas kësaj ngjarje disa përdorues të tjerë kanë postuar video duke ofenduar motin në këtë vend.

Jeta qytetare dhe parlamentare në shtetin e Gjirit Arabik është e gjallë. Megjithatë autoritetet njihen gjerësisht se përdorin krimin elektronik dhe ligjet e bëra për të përndjekur kundërshtarët dhe zërat kritikë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet nje person ne kuvajt arrestohet se ankohet per motin kuvajt arrestohet nje person ne kuvajt arrestohet se ankohet per motin kuvajt

Sondazh

Poll

Bota 29 Qershor 2021, 08:30

GREQI– Nëna e 32-vjeçarit, Babis Anagnostopulos, është pikasur sot pas orës 09:00 të mëngjesit me mbesën Lydia në krahë. E shoqëruar nga djali i sa...