Bota

‘Nuk kam ndihmë nga familja’/ Kërkon para për ndryshimin e gjinisë, polici grek i drejtohet qytetarëve: Kolegët e mi j

29 Qershor 2021, 09:49 Nga DOSJA
‘Nuk kam ndihmë nga familja’/ Kërkon para për

GREQI– Një polic grek kërkon nga qytetarët para në mënyrë që të kryejë një operacion për ndryshimin e gjinisë. Përmes platformës speciale “GoGetFunding ” ai kërkon ndihmën e njerëzve për të mbledhur shumën e kërkuar dhe për të realizuar dëshirën e tij.

Ai shprehet se e ndjen stuhinë e kritikave që po e mbyt, por megjithë vështirësitë, ai duket i vendosur të vazhdojë me realizimin e zgjedhjes së tij. Oficeri i policisë, i cili është 24-vjeç e deklaron veten transgjinor dhe aktualisht është duke u përqëndruar në operacionin e ndryshimit të gjinisë.

Siç thotë ai, ai kërkon mirëkuptim dhe tolerancë për lirinë e shprehjes:“Unë vazhdimisht ndjehem i huaj dhe i pasigurt me veten time”, thotë 24-vjeçari Paris.

Ndjehem vazhdimisht i huaj dhe i pasigurt me veten time. Unë jam një burrë 24-vjeçar trans dhe po përpiqem të mbledh para për operacionin e ndryshimit të gjinisë, por është shumë e vështirë, pasi nuk kam ndihmë nga familja ime”.

“Unë jam një oficer policie dhe kjo e bën më të vështirë për mua të ndihem i pranuar, pasi shumica e kolegëve të mi janë të njëanshëm ndaj komunitetit LGBT”, shkruan duke nënvizuar racizmin që ai ka përjetuar.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni polici grek polici grek

Sondazh

Poll

Bota 29 Qershor 2021, 08:30

GREQI– Nëna e 32-vjeçarit, Babis Anagnostopulos, është pikasur sot pas orës 09:00 të mëngjesit me mbesën Lydia në krahë. E shoqëruar nga djali i sa...