Bota

‘Kujtojmë martirët e shenjtë serbë’/ Postimi i Richard Grenell “ndez” rrjetin, reagime në Kosovë e Shqipëri. Dipl

29 Qershor 2021, 07:02 Nga DOSJA
‘Kujtojmë martirët e shenjtë serbë’/ Postimi i

PRISHTINË– Ish i Dërguari Special i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka trazuar sërish “ujrat” e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Gjithçka ka nisur kur ai ka kujtuar Betejën e Kosovës, ku popujt e Ballkanit luftuan kundër Perandorisë Osmane. Postimi që Grenell bëri në rrjetet e tij sociale ka shkaktuar reagime të forta nga personazhë të ndryshëm, e gjitha pasi diplomati i referohet serbëve si “martirë të shenjtë”.

“Sot ne ndërrojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, beteja kundër Otomanëve në Kosovë filloi. Sot është një ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë,”– shkruan ai.

Pikërisht ky postim, i cili është shpërndarë në masë nga politikanë dhe personazhë të njohur nga Serbia, ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë dhe jo vetëm. Përplasje personale Grenell ka pasur me ish-ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, pasi kjo e fundit e korrigjoi se nuk ishte betejë e Serbisë por e të gjithë rajonit. Ndërsa vetë Grenell u shfajësua duke u shprehur se të gjithë në Kosovë ofendoheshin shumë lehtë nga çdo gjë. 

Përveç ambasadores Çitaku, reagim ka pasur edhe nga personazhe të tjerë, si ish-deputeti Milaim Zeka, i cili e cilëson Grenell ‘idiot’ në histori që përzihet me ngjarje që nuk ka informacion, ndërsa gazetari Andi Bejtja kujton paralajmërimet e të shkuarës. Sipas tij, postimi është prova që Grenell ka ndërhyrë gjithmonë në stabilitetin e brendshëm të Kosovës, gjithmonë në favor të Serbisë. 

Pse ka ndezur reagime postimi i Grenell?

Richard Grenell ka qenë gjithmonë i piketuar nga personazhe në Kosovë dhe Shqipëri, si i dërguari i ish-presidentit amerikan Donald Trump për të çuar deri në fund marrëveshjen për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Përplasjet më të forta i ka pasur me kryeministrit Albin Kurti, i cili sapo kishte marrë mandatin e tij të parë dhe po refuzonte që të shkonte për dialog me Serbinë në Uashtingon. Diplomati e cilësoi Kurtin si anti-amerikan, ndërsa në Kosovë brenda pak ditësh u vendos që në Kuvend të mbahej një mocion mosbesimi që rrëzoi Kurtin nga pushteti. Si përfundim,  në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë ishte Avudullah Hoti. Por në të gjithë pikat e marrëveshjes, në asnjë vend nuk përmendej ndryshimi i kufijve. Megjithatë kjo nuk e ndryshoi perceptimin se Grenell ishte “mbështetës i Serbisë”. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora postimi i richard grenell postimi i richard grenell

Sondazh

Poll

Bota 29 Qershor 2021, 06:43

Punë e pasigurtë në shkencë

“Silke, 49 vjeç, studiuese e letërsisë, ka bllokuar sistemin në gjysmë vendi të përhershëm pune që nga tetori. Përndryshe, pas 20 vitesh studimesh,...