Bota

Tërbimi i babait të Caroline Crouch, flet për herë të parë pas vdekjes së të bijës: Po ta dija që ishte Babis, do t’

29 Qershor 2021, 06:28 Nga DOSJA
Tërbimi i babait të Caroline Crouch, flet për herë të

GREQI– Flet për herë të parë babai i Caroline Crouch, David, i cili ka ndarë me mediat hidhërimin për humbjen e një fëmije. 78-vjeçari tha për “The Sun” se hidhërimi i tij u kthye në tërbim kur zbuloi se policët kishte prangosur dhëndrin e tij, Babis Anagnostopulos.

“Kur e mora vesh më vonë, pendimi im ishte se nuk e kisha ditur kur ai ishte këtu. Unë do t’i kisha këputur kokën e tij menjëherë nga shpatullat dhe do i kisha marrë përsipër pasojat,”-u shpreh ai. 

Më pas, David tha se ai dhe gruaja Susan mësuan për vdekjen e Caroline më 11 maj nga fqinjët në ishullin grek Alonissos.

“Nuk do ta harroj kurrë atë që ndjeva. Ishte sikur një dorë e akullt ishte futur brenda gjoksit tim dhe më kishte kapur zemrën. Ishte dita më e keqe e jetës time.”

Po ashtu, ai shtoi se kishte baza thashethemet në shtypin grek se piloti vrasës ishte gjithashtu i lidhur me kontrabandën e drogës. Sipas tij, Caroline bënte një ndarje ideale të së mirës dhe të gabuarës dhe do ta kishte kërcënuar se do ta linte nëse ai ishte i përfshirë. 

Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni caroline crouch david crouch vrasja e caroline crouch caroline crouch david crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll