Kishin dijeni për konfliktin dhe nuk ndërhynë, SHÇBA nis hetimin për blutë e Velipojës pas masakrës me katër të vrarë
28 Qershor 2021, 14:12Nga DOSJA
TIRANË– Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimin në lidhje me konfliktin mes dy pronarëve të hoteleve që shkaktoi masakrën me katër të vrarë. Paraprakisht mësohet se SHCBA-ja ka nisur hetimin për uniformat blu të Velipojës, pasi dyshohet se këta të fundit kanë pasur dijeni për konfliktin mes familjes Gocaj dhe Ferracaku, ngjarje që i mori jetën dhe kamarierit fatkeq, Musaen Zeneli.
Nën arsyetimin se nuk është kompetencë e tyre ndarja e plazhit, efektivët dyshohet se nuk kanë ndërhyrë në zgjidhjen e këtij konflikti dhe as nuk e kanë përçuar këtë gjë tek autoritetet përkatëse. Kështu konflikti është agravuar ditë pas dite deri në mesnatën e 27 qershorit, kur ndodhi dhe tragjedia.
Konflikti mes dy familjeve për vendin e disa shezlonëve shkaktoi 4 viktima dhe 2 të plagosur. Në vend ndërruan jetë: Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe Elmilind Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte filluar vetëm dy ditë më parë punë si kamerier në hotelin Gocaj për të ndihmuar familjen, të cilën e kishte në gjendje jo të mirë ekonomike.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KRUJË– Një karburant në Krujë ka pasur rrezik shpërthimi. Ngjarja ka ndodhur në aksin Krujë-Fushë Krujë.Rrjedhja e gazit ka qenë e madhe dhe shkak i saj dy...
TIRANË– Seanca në KPK për gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku është shtyrë. Ajo ka paraqitur raport mjekësor me arsyen se është në gjendje jo t...
SHKODËR– Gjatë ditës së sotme u përcoll për në banesën e fundit 20-vjeçari Musaen Zeneli i cili humbi jetën në ditën e parë të punës si kamarier në ...
TIRANË-Bashkia e Tiranës rikthen në treg abonetë e përgjithshme për të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik. Shitja e aboneve të përgjithshme do...
TIRANË– Disa persona kanë përfunduar në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë. Shkak është bërë shpejtësia e madhe dhe drejtimi i mjetit pa leje...
LEZHË– Një fëmijë 4-vjeçar ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Shëngjinit. Fëmija me iniciale E.K nga Kosova është arritur të nxirret nga uji dhe ës...