Bota

Krimi në Glyka Nera, Avokati i familjes së Caroline: Babis e detyroi nënën e 20-vjeçares që të paguante arkivolin

27 Qershor 2021, 16:37 Nga DOSJA
Krimi në Glyka Nera, Avokati i familjes së Caroline: Babis e detyroi

GREQI- Avokati i familjes së Caroline Crouch, e cila u vra disa javë më parë nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos në Greqi, Thanasis Harmanis ka publikuar disa të dhëna të tjera rreth ngjarjes. Skai.gr shkruan se avokati është shprehur se piloti detyrojë nënën e Carolinës, Susan Crouch që të paguante arkivolin në funeralin e së bijës.

“Unë një gjë po dua të them dhe besoj se do të tronditeni ashtu siç u trondita edhe unë dje, Charalmabos detyroi mamanë e Carolines të paguante arkivolin e saj. Nuk dua të flas më shumë se s’dua të humb kontrollin,” tha avokati.

Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni caroline crouch thanasis harmanis caroline crouch thanasis harmanis

Sondazh

Poll

Bota 27 Qershor 2021, 08:18

Megaprojekti i Erdoganit: Kanali i Stambollit

Presidenti turk njihet për preferencën e tij për projekte gjigante ndërtimi. Një aeroport të ri, xhaminë më të madhe në Turqi apo një tunel, që kalon nën Bosfor...