Bota

Von der Leyen i dërgon letër Kurtit: Takimi i radhës për dialogun Kosovë-Serbi të bëhet sa më shpejt

27 Qershor 2021, 16:17 Nga DOSJA
Von der Leyen i dërgon letër Kurtit: Takimi i radhës për

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i ka dërguar një let0ër Kryeministrit kosovar Albin Kurtit. Në letër, Von der Leyen shkruan se shpreson që takimi i radhës Kosovë-Serbi të zhvillohet sa më shpejt. Në letrën e saj, Presidentja shkruan se do të kërkojë nga BE-ja që të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

“Ne dëshirojmë që ta shohim avancimin më të shpejtë të Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe do të vazhdojmë ta mbështesim progresin e arritur në reformat që i kërkon kjo, duke e njohur rëndësinë që e ka për qytetarët e Kosovës, ne do të vazhdojmë të avokojmë për një vendim pozitiv të BE-së për liberalizimin e vizave”,shkruhet në letër.

Ajo në letër gjithashtu është shprehur se e mirëpret zotimin që ka dhënë Kurti për tu angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë, duke shtuar se dialogu është e vetmja mënyrë për të dyja vendet që të bëjnë progres në rrugën drejt BE-së.

“Pres me padurim që të punojmë së bashku për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë”, shkruan Von der Leyen.

Më tej në letrën e saj, Von der Leyen shprehet se BE-ja do të jetë përkrah Kosovës në luftën e saj kundër pandemisë, si dhe në mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti ursula von der leyen von der leyen i dergon leter kurtit albin kurti ursula von der leyen von der leyen i dergon leter kurtit

Sondazh

Poll

Bota 27 Qershor 2021, 08:18

Megaprojekti i Erdoganit: Kanali i Stambollit

Presidenti turk njihet për preferencën e tij për projekte gjigante ndërtimi. Një aeroport të ri, xhaminë më të madhe në Turqi apo një tunel, që kalon nën Bosfor...