Falsifikim dokumentash, vjedhje dhe aksidente/ Arrestohen 4 persona në Durrës, mes tyre një grua 27-vjeçare
27 Qershor 2021, 08:09Nga DOSJA
DURRËS-4 persona janë arrestuar nga policia e Durrësit në 24 orët e fundit, përfshirë një 27-vjeçare nga Kosova, e cila ishte shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh.
Policia e Durrësit ka bërë me dije se është arrestuar edhe një 23-vjeçar me iniciale A.L i cili u kap në flagrancë duke vjedhur mjete në një furgon i cili i shte i parkuar në terminalin e portit. Gjithashtu u arrestua dhe shtetasi 33-vjeçar me iniciale G.M pasi është përplasur me një automjet duke lënë të lënduar dy persona. U arrestua edhe shtetasi me iniciale A. L., 34 vjeç nga Kavaja, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur policisë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasen kosovare A. B., 27 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Fallsifikim dokumetash”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 23 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas u arrestua pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një mjet furgon i cili ishte i parkuar në terminalin e Portit. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur një karrocë shtetasit K. Sh., në lagjen nr.4, Durrës. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit: G. (F). M., 33 vjeç, banues në Borizanë, Krujë si dhe u procedua penalisht shtetasi A. Gj., 48 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi në aksin rrugor Luz-Derven, shtetasi G. (F), M., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motomjetin tip “Lifan”, me drejtues shtetasin A. Gj. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasi A. Gj., dhe pasagjeri në motomjet shtetasi R. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. A. L., 34 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.3, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjëndje të dehur dhe gjatë shoqërimit të tij nuk iu është bindur urdhrit të Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtjeshme.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VELIPOJË– Dita e parë e punës do ishte dhe e fundit për Myzerim Zenelin! 20-vjeçari është një prej viktimave të ngjarjes tragjike në Velipoje.Ai kis...
VELIPOJË– Rrëqethëse është dëshmia e Pjetër Gocajt, babait të dy djemve që mbetën të vrarë në Velipojë. Pjetër Gocaj, babai i dy djemve të vrarë pas mesnat...
TIRANË– Gazetari Elvis Nabolli ka bërë një shkrim kushtuar drejtorit të policisë së shtetit, Ardi Veliut. Paraqitjen e Veliut në vendin ku ndodhi krimi në...
VELIPOJË- Pamjet nga vendi ku ndodhi vrasja e katërfishtë në Velipojë janë bërë publike. Orët e para të ditës së sotme, në një rrugicë midis hoteleve pranë...
Aktualitet27 Qershor 2021, 07:27
SHKODËR– Policia e Shkodrës ende nuk ka bërë të mundur gjetjen e armës së krimit, që i mori jetën 4 personave dhe plagosi 2 të tjerë. Kamerat e sigurisë që...
TIRANË– Të plagosurit Hasan Ferracaku dhe Elmind Dyli, mësohet se janë në gjendje serioze për jetën, dhe janë dërguar për kurim në spitalin e Traumës në Ti...
VELIPOJË- Këto janë pamjet e hotelit ku u zhvillua ‘masakra’ orët e para të mëngjesit të sotëm ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë.Hote...
VELIPOJË– Një nga viktimat e masakrës së Velipojës që ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm, është 25-vjeçari Xhovan Gocaj.Dosja.al ka siguruar f...