Aktualitet

Turizmi veror në Shqipëri, të huajt po preferojnë të vizitojnë vendin tonë pasi masat janë më të lehta

26 Qershor 2021, 14:21 Nga DOSJA
Turizmi veror në Shqipëri, të huajt po preferojnë të

TIRANË– Turistët i shikon gjithandej nëpër Tiranë, megjithëse kryeqyteti po përjeton temperatura përvëluese.

I sheh duke bërë foto tek “Sheshi Skëndebej”, tek xhamia e Et’hem Beut, nëpër kalatë përqark Tiranës dhe jo vetëm, por nëpër të gjithë Shqipërinë. Arsyeja është se masat anticovid në vendin tonë janë liruar dhe vaksinimi antivirus është masiv.

Elena dhe Rauli janë dy turistë spanjollë. Janë kolegë, punojnë si infermierë në një spital në Madrid.

Elena, Turiste spanjolle: Është hera e parë që vizitojmë Shqipërinë. I ramë vendit nga veriu në jug dhe tani u ndalëm në Tiranë. Ne udhëtojmë shumë dhe Shqipërinë na e rekomanduan miqtë tanë. Shumë i bukur si vend dhe njerëz të dashur. Jemi shumë të surprizuar, sesi njerëzit janë kaq të lirshëm. Tek ne masat janë ende të shtrënguara. Nga sot hyn në fuqi vendimi për heqjen e maskave në ambientet publike në Spanjë.

Ademi dhe Ahmeti janë dy vëllezër të ardhur nga Stambolli. Punojnë të dy si police trafiku. Është hera e tretë për ta në Shqipëri.

Turisti turk: Shumë e këndshme Shqipëria. Vendet tona janë si vëllezër. Në Turqi masat anticovid janë më të shtrënguara, ndërsa këtu është rehat./Top Channel.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet turizmi ne shqiperi turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Qershor 2021, 13:22

KORÇË– Dogana e Kapshticës do jetë e mbyllur deri më 3 Korrik. Lajmi është konfirmuar nga pika doganore, ndërsa bëjnë me dije se shkak është b...

Aktualitet 26 Qershor 2021, 12:32

TIRANË– Teksa prej ditësh vendi ynë ndodhet nën pushtimin e të nxehtit afrikan, ditën e sotme është vënë re një ulje e temperaturave.Sipas sinoptikan...