Politike

‘Është VRASJE’/ Elisa Spiropali për aksidentin në Vlorë: Meriton ndëshkim maksimal, asnjë tolerim!

25 Qershor 2021, 18:22 Nga DOSJA
‘Është VRASJE’/ Elisa Spiropali për aksidentin

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali e cilëson vrasje aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku u shuajt një familje.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se përgjegjësit meritojnë ndëshkimin maksimal dhe thekson se për ngjarje të tilla duhet hetim dhe drejtësi deri në fund.

Ngjarja e rëndë në aksin Fier-Vlorë është VRASJE, dhe meriton ndëshkim maksimal. Hetim dhe drejtësi deri në fund, për të gjitha rastet. Asnjë tolerim për çdo shkelje rrugore, sidomos për çdo tejkalim shpejtësie. Mbi gjithçka, ndërgjegjësim, në familje, në shkollë, kudo. Jeta s’ka çmim! Jeta është e shenjtë! Shpirtrat e tyre u prehshin në paqe”, shkruaj Ministrja.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, në zonën e njohur si “Zona e Kripës” në aksin Fier-Vlorë. “Audi” përplasi makinën e llojit “Toyota” dhe shkaktoi kështu vdekjen e katër anëtarëve të një familjeje. Më pas u përplas me shtyllën elektrike dhe përfundoi në kanal. Dy personat që ndodhen brenda mjetit “Audi” u plagosën lehtë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksident me kater viktima ne vlore elisa spiropali aksident me kater viktima ne vlore elisa spiropali

Sondazh

Poll