Politike

S’do jetë më ‘deputet zone’! Rama zbret në Vlorë me tri ministre, inspekton punimet, mungon kryebashkiaku. Dritan Leli

25 Qershor 2021, 11:04 Nga DOSJA
S’do jetë më ‘deputet zone’! Rama zbret në

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë paraditen e sotme, i shoqëruar nga tri ministre të kabinetit të tij. Rama, bashkë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku si dhe ministren e Arsimit Evis Kushi kanë zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve të gjithë vendit në Vlorë.

Ajo që ka rënë në sy është fakti se ndërsa akademikët i janë përmbajtur “dress code”, Rama ka veshur një bluzë të zezë dhe pantallonat e tij të zakonshme. Në takim do ishte e pranishme dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mirëpo kjo e fundit anuloi pjesmarrjen e saj. Ajo është filmuar nga qytetarët teksa ndodhej në një kafene pranë zonës së vaksinimeve në Vlorë. (LEXO KËTU).

Mësohet se gjithashtu se nesër Rama do të ketë një takim edhe me asamblenë socialiste të Vlorës. Në fokus të diskutimit të jetë sigurisht edhe përplasja me kryebashkiakun Dritan Leli. Nuk dihet nëse vetë kryeministri do të ndërhyjë në mënyrë që përballja mes këshillit bashkiak dhe Lelit të realizohet, apo ka ndonjë tjetër ‘plan’ në mendje.

Çfarë po ndodh mes Lelit dhe Këshillit Bashkiak?

Kryebashkiaku Dritan Leli nuk ka rënë as këtë herë dakort për të zhvilluar përballjen me anëtarët e Këshillit Bashkiak. Pasi këta të fundit kërkuan përballjen fizikisht në datë 30 qershor në teatrin “Petro Marko”, Leli këmbëngul që mbledhja të zhvillohet online. Dritan Leli ka refuzuar më herët tre herë mbledhjen e Këshillit Bashkiak për shkak të masave anti-Covid që ishin planifikuar të mbaheshin në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali” dhe në ambientet e Teatrit “Petro Marko”.

Leli i shmangu me “procedurë” mbledhjet e Këshillit Bashkiak, pasi sipas tij duhen respektuar masat anti-COVID. Pavarësisht se Ministria e Shëndetësisë i dha lejen, Leli ka dashur të tregohet korrekt dhe ka preferuar të mos shkojë. Këshilli Bashkiak i Vlorës, ka kërkuar një mbledhje jashtë radhe me kryetarin e bashkisë, pasi sipas tyre, situata e shërbimeve vendore është alarmante. Ata ftuan në mbledhje deputetët e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.

Leli është ‘shpallur’ tashmë si i padëshiruar nga kryeministri Edi Rama që prej momentit që nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryetarit të bashkisë Vlorë për t’u angazhuar në fushatë elektorale si kandidat për deputet.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama perjashtimi i dritan lelit rama ne vlore 25 qershor 2021 edi rama perjashtimi i dritan lelit rama ne vlore 25 qershor 2021

Sondazh

Poll