Politike

“Askush s’është mbi ligjin”/ Ambasadorja Kim takon prokurorin Altin Dumani: SPAK do të japë më shumë rezultate

25 Qershor 2021, 13:35 Nga DOSJA
“Askush s’është mbi ligjin”/ Ambasadorja Kim takon

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, Altin Dumanin.

Përmes një postimi në “Twitter” Kim theksoi se SPAK do të japë më shumë dhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

“Sot takova Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, për të shprehur vlerësimin për ndjekjet e shumta që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë. SPAK do të japë më shumë dhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.”, tha ambasadorja Kim.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike altin dumani yuri kim altin dumani yuri kim

Sondazh

Poll