Politike

I hapur për bashkëpunimme PD-në, Murrizi: Nuk kam pasur komunikim me Bashën, ai nuk është pronar i partisë

25 Qershor 2021, 12:35 Nga DOSJA
I hapur për bashkëpunimme PD-në, Murrizi: Nuk kam pasur komunikim

TIRANË– Myslim Murrizi e ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Partinë Demokratike dhe çdo subjekt politik të qendrës së djathtë nga shtatori. Teksa ishte e ftuar në ‘Abcnews’, Murrizi përjashtoi bashkëpunimin me LSI duke theksuar se do të mbetet brenda të djathtës.

Murrizi u shpreh se me Bashën nuk ka pasur komunikim si dhe shtoi se ai nuk është pronar i Partisë Demokratike.

“Nuk e konsideroj LSI parti anti komuniste. Mbetem brenda të djathtës. Si mund të jem unë me marksist leninistë. Do të jem në sinkron me ato parti të spektrit politik të qendrës së djathtë. Nga PD dhe çdo parti me qendër të djathë. Nuk kam pasur komunikim me Lulzim Bashën. Luli nuk është pronar i PD. Është kryetari i shtatë. Nuk kam ardhur në PD për asnjë kryetar por si një shqiptarët me mllef në revoltë kundër Ramiz Alisë. Kush ka qenë në pushtet. Kam reaguar me qëndrim. Politikani nuk matet shumë nga çfarë por nga qëndrimet dhe veprimet e tij. Kur kam mbledhur firmat për partinë kam pasur Arlind Çarçanin, Halit Valterin. Jam i hapur për cilindo nga këta dhe ata që kanë qenë para tyre në cilindo subjekt politik të qendrës së djathtë. Shpresoj që vendimi i Kushtetueses do të jetë i drejtë. Besoj se do të ketë shumë njerëz që do vijë te Lëvizja Demokratike Shqiptare sepse shohin garë të hapura”, u shpreh Murrizi.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike myslim murrizi partia demokratike myslim murrizi partia demokratike

Sondazh

Poll