Politike

Sali Berisha flet sërish për “non grata” e Amerikës: S’ka një fakt të vetëm…

25 Qershor 2021, 14:38 Nga DOSJA
Sali Berisha flet sërish për “non grata” e Amerikës:

As nuk ka paraqitur qoftë edhe një fakt apo provë kundër familjes sime apo meje për të provuar abuzim me fondet publike apo ndonjë formë tjetër korrupsioni. Qëndrimi im i palëkundur ndaj një akti të tillë ishte në harmoni me shumë zyrtarë të lartë evropianë e amerikanë, ligjvënës, si dhe analistë prestigjiozë. Kundërshtimi me forcë i këtij projekti ishte një barrierë edhe kundër atyre që ëndërronin copëtimin e Kosovës,”-shkruan ndër të tjera Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij. Ai ka paditur Antony Blinken, Sekretarin Amerikan të Shtetit. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha shpallet non-grata sali berisha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll