Ekonomi

Kanceri, sëmundja ‘vrasëse’ që po prek shqipëtarët, mjekja Alketa Pere: Do të kemi rritje të rasteve tek mosh

25 Qershor 2021, 18:19 Nga DOSJA
Kanceri, sëmundja ‘vrasëse’ që po prek

TIRANË- Të sëmurët me kancer çdo vit janë në rritje. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik gjatë një vitit identifikohen rreth 7 mijë persona me sëmundje tumorale, ndërsa 3 589 persona gjatë 2020 kanë vdekur. Mjekja onkologe Alketa Pere tregon se një pjesë e rasteve janë kapur në stad më të avancuara për shkak të pandemisë.

“Sëmundja onkologjike zë vendin e dytë pas sëmundjes kardiake. Vetëm nga observimet që shikojmë ne gjatë viteve gjithmonë kemi një rritje të numrit të rasteve, pra nuk ulen”, -është shprehur mjekja onkologe Alketa Pere.

Sëmundjet tumorale më të përhapura janë ato të aparatit të tretjes dhe zënë rreth 35.1% të numrit total. Te femrat mbizotëron kanceri i gjirit.

“Kryesisht kanë mbizotëruar kanceri i gjirit tek femrat, ndërsa tek meshkujt mbizotëron kanceri i mushkërive dhe kanceri i prostatës. Ndërsa kanceri traktiv gastrit destinal prek pothuajse me një diferencë pak të vogël të dyja sekset”, është shprehur ajo.

Për ekspertët, shqetësim mbeten ulja e moshës së pacientëve. Ndërkohë që ndikim në rritjen e rasteve ka edhe stili i jetës.

“Është evidentuar kohët e fundit dhe pritet nga të dhënat statistikore që deri në 2030 do të kemi një rritje të numrit të rasteve, por dhe shtim të numrit të rasteve në moshat e reja. Kryesisht kjo i referohet kancerit gastrointestinal dhe kancerit të gjirit, ndoshta e lidhur dhe kjo me faktorët e jetës siç është duhanpirja, stili i keq i ushqyerjes, mungesa e aktivitetit fizik”,- është shprehur mjekja.

Me dhjetëra pacientë presin çdo ditë në hyrje të shërbimit onkologjik. Veç vonesave që hasin ata ankohen edhe për kushtet e papërshtatshme ku duhet të presin.

Vrasësi kryesor i shqiptarëve sipas INSTAT për vitin 2020 janë sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, me 52%. Vdekjet nga tumoret zenë 13 % të totalit duke u renditur si grupi i tretë kryesor referuar shkakut të vdekjes. Pasi për shkak të pandemisë janë rritur viktimat që klasifikohen si vdekje nga sëmundje të papërcaktuara mirë, që përbëjnë 17% të numrit të vdekjeve.

27.605 vdekje u regjistruan vitin e shkuar, duke shënuar një rritje prej 25,8 % në krahasim me 2019.

Marrë nga Tv Klan

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale alketa pere instat instituti i shëndetit publik alketa pere instat instituti i shëndetit publik

Sondazh

Poll