Ekonomi

Falen gjobat e fiskalizimit/ Akti normativ në fuqi deri në 31 dhjetor të 2021

24 Qershor 2021, 18:06 Nga DOSJA
Falen gjobat e fiskalizimit/ Akti normativ në fuqi deri në 31 dhjetor

TIRANË- Fiskalizimi nis fazën e dytë më 1 korrik 2021 për transaksionet biznes-biznes, por paqartësitë mbi procesin e kontestuar që në nisje janë ende shumë të mëdha.

Së fundmi, qeveria ka propozuar një akt normativ për ngrirjen e gjobave për fiskalizimin deri më 31 dhjetor 2021, një kërkesë kjo e bërë nga shoqatat e biznesit.

Për ekspertin Bujar Bendo heqja e penaliteteve tregon se nisma ka dështuar dhe do të rrisë më tej evazionin. Ai propozon shtyrje për zbatimin e fazës së dytë.

Sipas Bendos tatimet duhet t’iu japin kohë bizneseve dhe faza e parë e procesit për bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin duhet të zgjasë 3 vjet, njësoj si në vendet ku është implementuar.

“Zgjidhja ka qenë dhe do jetë të eksperimentohet faza e para për një periudhë 3 vite dhe me t’u plotësuar boshllëqet nga të gjitha palët, atëherë mund të ketë shtrirje më të gjerë. Do duhet t’i lihet kohë fazës së parë pa penalitete dhe më pas të shtrihet në fazat e tjera”,- Bujar Bendo, ekspert kontabël.

Megjithëse administrata tatimore është e vendosur të mos tërhiqet nga fiskalizimi dhe faza e dytë për 51 mijë biznese nis vetëm pas një jave, vetëm 23% e tyre kanë aplikuar për të marrë certifikatën elektronike pranë e-Albania, që është vetëm hapi i parë i procesit.

Marrë nga Top Chanel

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi bujar bendo bujar bendo

Sondazh

Poll