Ekonomi

30 muaj me qira! Banorët e pallatit të shembur në Durrës s’durojnë më, ngrihen në protestë: Duam të dimë datën kur

24 Qershor 2021, 16:42 Nga DOSJA
30 muaj me qira! Banorët e pallatit të shembur në Durrës

DURRËS– Banorët e pallatit 837 të lagjes nr 7 në Durrës kanë protestuar këtë të enjte para bashkisë pasi prej 30 muajsh kanë mbetur pa shtëpi për shkak të tërmetit të nëntorit në vitin 2019.

Të gjithë ankohen se deri më tani nuk kanë marrë asnjë informacion lidhur me mënyrën sesi do të procedohet për rindërtimin e banesave të tyre, ndaj dhe janë mbledhur për të marrë informacione nga Bashkia. 

Për mikrofonin e Report Tv, ata kanë bërë me dije se duan të kenë një datë konkrete se kur do të nisin punimet, pasi nuk mund të vijojnë të jetojnë me qeta.

‘Ne ngelëm rrugëve më plaçka në krah, plaçka u thonim atyre që na kanë ngelur,’– tha një qytetare. Ndërsa shtojnë se bonusi që përftojnë vonohet: Bonusi i qerase vonohet shumë, nuk e japin çdo muaj në rregull, jam me dy pleq të sëmurë në shtëpi.

Qëllimi i protestës së sotme ishte për të takuar drejtuesit e Bashkisë së Durrësit, por as kësaj herë qëllimi nuk u arrit. Ndaj banorët kanë premtuar se do të mblidhen sërish, duke sfiduar edhe temperaturat e ferrit, për të marrë një përgjigje. 

Ndërkohë që para zgjedhjeve të 25 prillit, nga Bashkia e Durrësit u shpërndanë 926 milion lekë “të tërmetit”, por ku kanë shkuar?

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale bashkia e durresit durres bashkia e durresit durres

Sondazh

Poll