Ekonomi

“I kanë hequr, ku të freskohen qytetarët?’/ Temperaturat përvëluese në Tiranë, qytetarët s’kalojnë do

25 Qershor 2021, 16:29 Nga DOSJA
“I kanë hequr, ku të freskohen qytetarët?’/

TIRANË– Fotoja që shihni më poshtë duhet të ishte pamja e sheshit “Skënderbej”, sidomos në këto ditë kur vendi është përfshirë nga një valë i nxehti afrikan.

Por mesa duket pikërisht në këto ditë të nxehta, shatërvanët janë të gjithë të mbyllur, ndërsa qytetarët ankohen duke kërkuar aktivizimin e tyre për të shuar nxehtësinë që përcjellin pllakat. Sipas kronikës së Ora, pavarësisht temperaturave ekstreme, hapësirat publike në kryeqytet nuk u ofrojnë asnjë element freskimi.

“Ku janë shatërvanet, pse nuk punojnë? Ka pasur shatërvan, i kanë hequr, ku të freskohen qytetarët?,“-shprehen disa prej tyre. 

Ku kanë përfunduar shatërvanët dikur të reklamuar si mundësi freskimi? Pse nuk ka më asnjë gjurmë tyren? Nëse nuk aktivizohen për këto ditë, atëherë kur…?

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale sheshi skenderbej sheshi skenderbej

Sondazh

Poll