Bota

Me një diferencë të madhe gjatësie, çifti britanik vendos rekord të ri në Guiness

25 Qershor 2021, 17:11 Nga DOSJA
Me një diferencë të madhe gjatësie, çifti britanik

BRITANI-Një çift britanik i James dhe Chloe ka vendosur një rekord të ri “Guinness” për diferencën më të madhe të gjatësisë mes një çifti të martuar, sepse gruaja është shumë më e gjatë se burri.

James është 1.09 centimetra i gjatë, ndërsa Chloe është 1.66 centimetra e gjatë. Ai vuan nga “Displasia Diastrophic”, një nga llojet më të rralla të nanizmit që ndikon në kockat dhe zhvillimin e kërcit, por James është treguar optimist për këtë gjë duke thënë se ai arrin ti bëjë të gjitha, thjesht në një mënyrë tjetër.

“Të jesh 1.09 është e ndërlikuar ndonjëherë. Por unë mund të bëj gjithçka që mund të bëhet, thjesht në një mënyrë tjetërKam ardhur në një pikë ku duhet të thosha me vete se nanizmi nuk më zotëron mua. Unë thjesht doja të isha i njëjtë me të gjithë të tjerët dhe të jetoja jetën time në një mënyrë të madhe, në një trup të vogël,“- tha James.

Chloe tha se tipi i mashkullit që preferonte më parë kishte qenë gjithmonë burra më të gjatë, megjithatë, kjo ndryshoi pasi ajo u takua me James në 2012.

Sinqerisht, unë kisha frikë se si njerëzit do të reagonin. Unë patjetër mendoj se është dikush atje për të gjithë. Ndoshta jo ai që do të imagjinonit,”- tha ajo.

Pavarësisht mënyrës se si njerëzit do t’i trajtonin, James dhe Chloe vendosën t’i jepnin dashurisë së tyre një shans në fund të vitit 2013. Shtatë muaj më vonë, James e propozoi Chloe në një liqen në veri të Uellsit. Të martuar prej pesë vitesh tani, çifti janë bërë prindër të një vajze dy-vjeçare të quajtur Olivia.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota chloe guinnes james chloe guinnes james

Sondazh

Poll