Aktualitet

“Shtrihemi në tokë “si të vdekur”/ Protesta në Tiranë pas aksidentit me 4 viktima në Vlorë, qytetarët bllokojnë r

25 Qershor 2021, 16:00 Nga DOSJA
“Shtrihemi në tokë “si të vdekur”/ Protesta

TIRANË– Ishte thirrja që u nis nga rrjetet sociale, që solli protestën përballë Ministrisë së Brendshme. Disa të rinj, janë ulur në tokë përballë institucioneve në shenjë revolte për jetët e humbura mëngjesin e sotëm në Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi.

Një çift bashkë me dy fëmijët e tyre në shenjë homazhi për viktimat e aksidentit ndezën qirinj para ministrisë së Brendshme. Sipas tyre kjo pasi është ky institucion që duhet të marrë masa për parandalimin e aksidenteve.

Qytetarë bëjnë thirrje që protesta të mbahet përpara dy ministrive, dhe pjesëmarrësit të shtrihen në rrugë njësoj si të ishin të vdekur.

Njoftimi në rrjetet sociale:

Te pakten per nje dite ti leme qoftet dhe birrat nga tendat tek sheshi “Skenderbej” dhe te transferohemi pak nga Min.Brendeshme dhe Min. Transportit. Ne shenje reagimi mbi aksidentet rrugore ne vend, te mblidhemi tek keto dy vende dhe te shtrihemi ne toke “si te vdekur” duke dhene nje mesazh sensibilizues mbi ngjarjet e fundit. Eshte momenti per te reaguar. Sot ne ate aksident mund te isha une, ti apo kushdo nga ne! Sot ora 20:00 duhet te jemi te gjithe bashke ne shenje proteste dhe ndergjegjesimi

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, në zonën e njohur si “Zona e Kripës” në aksin Fier-Vlorë. “Audi” përplasi makinën e llojit “Toyota” dhe shkaktoi kështu vdekjen e katër anëtarëve të një familjeje. Më pas u përplas me shtyllën elektrike dhe përfundoi në kanal. Dy personat që ndodhen brenda mjetit “Audi” u plagosën lehtë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident me kater viktima ne vlore proteste per aksidentet aksident me kater viktima ne vlore proteste per aksidentet

Sondazh

Poll