Aktualitet

Heqja e abonesë së përgjithshme, qytetarët dalin në protestë: Nëse nuk i kthejnë do DJEGIM urbanët edhe Bashkinë

25 Qershor 2021, 15:35 Nga DOSJA
Heqja e abonesë së përgjithshme, qytetarët dalin në

TIRANË– Ditën e sotme është organizuar protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës në lidhje me heqjen e abonesë së përgjithshme.

Qytetarët kanë dërguar në bashkinë e Tiranës një peticion me 11 mijë firma, të mbledhura nga Organizata Politike ku kërkohet rikthimi i abonesë së përgjithshme. Qytetarët kanë shprehur të gjithë acarimin e tyre për situatën që është krijuar me heqjen e abonesë së përgjithshme. Ata janë shprehur se nëse nuk rikthehen abonetë, do të djegin urbanët dhe Bashkinë.

Qytetarët:

Nëse nuk kthejnë abonenë e përgjithshme do djegim urbanat, por edhe bashkinë.

Bashkia e Tiranës të kap dhe të nxjerr për leckash sepse oligarkët për Erion Veliajn janë më të rëndësishëm sesa populli. Nëse je në Tiranë, për bashkinë nuk ekziston, ndërsa për Erion Veliajn ti je asgjë vetëm një numër.

Nëse je i papunë je i detyruar të rrish në lagjen ku jeton sepse të mohojnë të drejtën e punës dhe madje edhe lëvizjen. Aboneja e përgjithshme jo vetëm që duhet rikthyer por duhet urgjentisht të përgjysmohet çmimi i saj.

Është gjynah që njerëzit në nevojë të shkojnë në punë në këmbë. Nuk lëvizim dot nëpër qytet. Ju lutem institucioneve të kthejnë abonenë, të mos acarojnë popullin kot.

Ditën e djeshme u bë e ditur se aboneja e përgjithshme do të jetë sërish e disponueshme për qytetarët. Nuk u bë e ditur data, mirëpo burime për ‘Top Channel’, raportuan se do të vijë shumë shpejt për qytetarët që udhëtojnë me transport publik.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hiqet aboneja e pergjithshme proteste per abonene hiqet aboneja e pergjithshme proteste per abonene

Sondazh

Poll