Aktualitet

Pamje rrënqethëse! Qytetari shikon familjen e vdekur brenda “Toyota-s”, vë duart në kokë: O Zot i madh!

25 Qershor 2021, 15:20 Nga DOSJA
Pamje rrënqethëse! Qytetari shikon familjen e vdekur brenda

VLORË– Aksidenti i rëndë që ndodhi ditën e sotme në aksin Fier-Vlorë, ku një automjet tip “Audi” me shpejtësi të lartë goditi nga mbrapa një automjet tip “Toyota”, me të cilin udhëtonin 4 anëtarë të një familje Familja Gushi, burrë e grua dhe dy vajza të mitura, humbën jetën tragjikisht, la shumë persona të tronditur.

Qytetarë nga vendngjarja kanë parë në makinën e aksidentuar dhe janë shokuar nga ajo që ka shkaktuar. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme të ‘JOQ’ një prej tyre vë dorën në kokë dhe thërret “O Zot, o Zot”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, në zonën e njohur si “Zona e Kripës” në aksin Fier-Vlorë. “Audi” përplasi makinën e llojit “Toyota” dhe shkaktoi kështu vdekjen e katër anëtarëve të një familjeje. Më pas u përplas me shtyllën elektrike dhe përfundoi në kanal. Dy personat që ndodhen brenda mjetit “Audi” u plagosën lehtë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident me kater viktima ne vlore aksident me kater viktima ne vlore

Sondazh

Poll