Aktualitet

Kërkoi opinion nga Komisioni i Venecias për ’30 qershorin’, reagon Gjykata Kushtetuese: Këshillimi është i nevojshëm,

25 Qershor 2021, 15:14 Nga DOSJA
Kërkoi opinion nga Komisioni i Venecias për ’30

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka lëshuar një njoftim për shtyp pas vendimit për të pezulluar gjykimin për vlefshmërinë e zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, për të një marrë një opinion nga Komisioni i Venecias. Në një njoftim për shtyp, shkruhet se kjo praktikë është ndjekur edhe në shkuarën, por që nga ringritja kjo është çështja e parë që kërkohet ndihma e këtij instrumenti. Ndërsa pretendon se opinionet e dhëna gjatë ditëve të fundit mund të ndezin një falë paragjykimi ndaj vendimit të Gjykatës.

“Çështja mbi procesin zgjedhor të datës 30.06.2019 është e një natyre unike dhe këshillimi me organe të specializuara u konsiderua i nevojshëm nga kjo Gjykatë. Gjykata konstaton se debati jokonstruktiv i ditëve të fundit jo vetëm që nuk i shërben kësaj klime besimi, por, përkundrazi, mund të perceptohet si përpjekje për ta përfshirë atë në debate me ngjyrime politike, të veshura nën petkun e diskurseve juridike për të paragjykuar vendimmarrjen e saj në lidhje me themelin e çështjes dhe si ndërhyrje në pavarësinë e saj,“-shkruhet ndër të tjera në vendim.

Ndërkohë që togat e zeza të Kushtetueses kanë vendosur pezullimin e vendimit derisa të ketë një opinion nga Venecia, palët kanë të drejtën e një pyetje. Të gjithë të përfshirët në çështje duhet të hartojnë një pyetje për ekspertët, në mënyrë që në fund të ndihmojnë në daljen e një përfundimi. 

REAGIMI I PLOTË:

Gjykata Kushtetuese ka ndjekur diskutimet që ka ngjallur vendimmarrja e saj e datës 23.06.2021 për të kërkuar amicus curia nga Komisioni i Venecies për shqyrtimin e çështjes mbi procesin zgjedhor të datës 30.06.2019.

Gjykata Kushtetuese, duke shprehur shqetësimin e saj rreth keqinterpretimeve dhe keqinformimit në lidhje me këtë vendimmarrje, ndjen për detyrë institucionale të informojë sa më poshtë vijon.

Ky vendim është i ndërmjetëm dhe mbështetet në nenin 44/b të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i shtuar në kuadër të ndryshimeve të reformës në drejtësi.

Objekti dhe çështjet për të cilat u vendos të kërkohet ky opinion janë të ndryshme nga çështjet e trajtuara në opinionet e mëparshme të Komisionit të Venecies, të cilat Gjykata Kushtetuese pa dyshim i mban gjithmonë në konsideratë. Për më tepër, në morinë e çështjeve të trajtuara që nga rifunksionimi i Gjykatës Kushtetuese, ky është rasti i vetëm që ajo po e përdor këtë instrument.

Gjykata Kushtetuese i është drejtuar edhe më parë Komisionit të Venecies, si një organ i specializuar i Këshillit të Evropës me ekspertizë të thelluar në të drejtën kushtetuese dhe me një kontribut të çmuar në veprimtarinë e kësaj Gjykate në çështjet me rëndësi të veçantë.

Çështja mbi procesin zgjedhor të datës 30.06.2019 është e një natyre unike dhe këshillimi me organe të specializuara u konsiderua i nevojshëm nga kjo Gjykatë.

Gjykata Kushtetuese, në deklaratën e saj të fundit për mediet, ka theksuar rëndësinë e respektimit të pakushtëzuar të vendimeve të saj dhe ka shprehur besimin se ushtrimi i veprimtarisë të kësaj Gjykate në një klimë besimi nga kushdo do t’i shërbente forcimit të autoritetit të saj si organ kushtetues i pavarur.

Gjykata konstaton se debati jokonstruktiv i ditëve të fundit jo vetëm që nuk i shërben kësaj klime besimi, por, përkundrazi, mund të perceptohet si përpjekje për ta përfshirë atë në debate me ngjyrime politike, të veshura nën petkun e diskurseve juridike për të paragjykuar vendimmarrjen e saj në lidhje me themelin e çështjes dhe si ndërhyrje në pavarësinë e saj.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anulimi i 30 qershorit gjykata kushtetuese kushtetesja per 30 qershorin anulimi i 30 qershorit gjykata kushtetuese kushtetesja per 30 qershorin

Sondazh

Poll