Aktualitet

Matura 2021/ Dalin REZULTATET E PROVIMIT të Matematikës

25 Qershor 2021, 14:02 Nga DOSJA
Matura 2021/ Dalin REZULTATET E PROVIMIT të Matematikës

TIRANË– Dalin rezultatet e provimit të Matematikës së Maturës Shtetërore të vitit 2020. Kliko këtu (KËTU) Notat kësaj herë i ka nxjerrë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila ka bërë me dije se 1,820 studentë kanë marrë notën 10. 

Ndërsa adreson edhe problemet që nxënësit pretendonin me tezën e provimit, duke shtuar se komisioni vlerësues vendosi që të ulej kufiri minimal i kalueshmërisë dhe i pikëve për çdo notë. 

“Të dashur maturantë, sipas angazhimit tonë, ne analizuam me shumë kujdes çdo shqetësim tuajin dhe të mësuesve mbi testin e matematikës në Maturën Shtetërore dhe pas vlerësimit të të gjitha testeve, duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, me vendim unanim të Komitetit të Maturës Shtetërore, kemi vendosur uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë. Shumë suksese në sezonin e vjeshtës atyre që nuk ia dolën dot të jenë kalues dhe urimet më të përzemërta të gjithë të tjerëve, sidomos 1,820 nxënësve nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10,”-shkruan ministrja. 

Maturantët dolën disa ditë rresht në protestë për provimin e matematikës me pretendimin se nuk i përmbahej rregullave të nxjerra nga vetë Ministria. Ndaj dhe u vendos që për çdo notë të ulej kufiri minimal. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet matura shteterore 2021 notat e provimit te matematikes matura shteterore 2021 notat e provimit te matematikes

Sondazh

Poll