Aktualitet

Aksidenti tragjik në Vlorë, TRONDITET Ardit Gjebrea: Nuk gjej dot fjalë të ngushëlloj familjarët

25 Qershor 2021, 13:45 Nga DOSJA

TIRANË– Moderatori Ardit Gjebrea, ka shprehur ngushëllimet për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e sotme në Vlorë. Ai ka shprehur të gjithë trishtimin përmes një postimi në Instastory, duke shkruar se nuk gjen dot fjalë për të ngushëlluar familjarët.

“Tronditës fakti i familjes Gushi! Trishtim pafund për humbjen e 4 jetëve- dy prindër dhe dy vajza të mitura. Nuk gjej dot fjalë të ngushëlloj familjarët. Paçin paqe të katërt, aty ku janë bashkë”, ka shkruar Gjebrea.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, në zonën e njohur si “Zona e Kripës” në aksin Fier-Vlorë. “Audi” përplasi makinën e llojit “Toyota” dhe shkaktoi kështu vdekjen e katër anëtarëve të një familjeje. Më pas u përplas me shtyllën elektrike dhe përfundoi në kanal. Dy personat që ndodhen brenda mjetit “Audi” u plagosën lehtë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident me kater viktima ne vlore ardit gjebrea aksident me kater viktima ne vlore ardit gjebrea

Sondazh

Poll