Aktualitet

Gjendet predhë e pashpërthyer në bregdetin e Sarandës, dyshohet e Luftës së Dytë Botërore

25 Qershor 2021, 13:32 Nga DOSJA
Gjendet predhë e pashpërthyer në bregdetin e Sarandës,

SARANDË-Një predhë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur mesditën e së premtes nga një i ri në qytetin e Sarandës. Predha, që dyshohet se është e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në një largësi rreth 3.5 m larg bregut dhe në një thellësi rreth 1.5 m.

I riu i ndihmuar edhe nga një punonjës mirëmbajtjeje i Bashkisë që u ndodh në vend, nxorrën predhën në breg.

Menjëherë u njoftua policia e cila shkoi në vend. Ndërkohë janë njoftuar edhe priten specialistë xhenierë nga Gjirokastra për ta marrë dhe kryer demontimin e saj. Predha ka një gjatësi rreth 0,5 m dhe një peshë rreth 6-7 kg. Sipas burimeve policore, predha është e pashpërthyer.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet predhe ne sarande predhe ne sarande

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2021, 11:40

VLORE- Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier – Vlorë, ku si pasojë e përplasjes së një m...