Aktualitet

“Makina me shpejtësi skëterrë”/ Gazetari akuza Policisë Rrugore: Mund të vdesësh në çdo moment, laca e çerra baball

25 Qershor 2021, 14:11 Nga DOSJA
“Makina me shpejtësi skëterrë”/ Gazetari akuza

TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar aksidentin e ndodhur sot në Vlorë, ku u shua një familje me 4 anëtarë. Me anë të një statusi në rrjetin e tij social, Tomorri shkran se çdo ditë dëshmon sesi qarkullojnë makina me shpejtësi skëterrë dhe ia hedhin pa u ndëshkuar nga Policia Rrugore.

Ndaj ai del në përfundimin se edhe nëse në Shqipëri je një shofer i rregullt, sërish mund të humbësh jetën nga të “apasionuarit” pas shpejtësisë që nuk hezitojnë të shkelin gazinpa menduar për të tjerët.

Mbreme, pasi mbyllem emisionin tek Ylli, nga ora 12 isha duke u kthyer ne shtepi. Nga redaksia, qe eshte afer TEG-ut deri afer trenit, mund te kem ndeshur nja 10 makina me shpejtesi sketerre. Identikiti eshte thuajse i njejte. Shumica jane cerra nga keta cunat e baballareve me makina super te shtrenjta ose laca, qe ecin me shpejtesi edhe brenda rrugeve te qyteteve, ta bejne me drita te futen ne parakalim edhe ne rrethrrotullim. Ato dritat mund edhe te te nxjerrin nga rruga se te verbojne, por nuk eshte ky problemi. Problemi eshte, i ndalon ndonjehere njeri keta? Se nuk ka mundesi qe ky soj te mos beje shkelje rrugore ashtu si ecin. Kur i ndalojne a u vene masa ndeshkuese? Nuk e di dmth, por ajo qe di me siguri eshte se ti mund te jesh super i kujdesshem ne makine, por ne Shqiperi mund te vdesesh ne cdo moment. Per shkak te ketij soji,”-shkruan gazetari.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, në zonën e njohur si “Zona e Kripës” në aksin Fier-Vlorë. “Audi” përplasi makinën e llojit “Toyota” dhe shkaktoi kështu vdekjen e katër anëtarëve të një familjeje. Më pas u përplas me shtyllën elektrike dhe përfundoi në kanal. Dy personat që ndodhen brenda mjetit “Audi” u plagosën lehtë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident me kater viktima ne vlore klodian tomorri tragjedia e kripes tragjedia ne vlore aksident me kater viktima ne vlore klodian tomorri tragjedia e kripes tragjedia ne vlore

Sondazh

Poll