Politike

NDRYSHIM VENDIMI! Anulohet emërimi i kandidatit të Tom Doshit në kadastrën e Shkodrës, emërohet dikush tjetër (EMRI)

25 Qershor 2021, 10:51 Nga DOSJA
NDRYSHIM VENDIMI! Anulohet emërimi i kandidatit të Tom Doshit në

SHKODËR– Serdar Hoxha, i cili kandidoi për deputet në listën e Partisë Socialdemokratë në zgjedhjet e 25 prillit, nuk ka arritur të vendoset në krye të Kadastrës në Shkodër. Mësohet se në momentin e fundit, emri i Hoxhës është dnërruar me një tjetër person. Në vendin e tij, drejtor në Kadastrën e Shkodrës është emëruar Guri Seferi, i cili aktualisht mban edhe postin e N/Drejtorit të IMT-së në Shqipëri.

Ende nuk dihen arsyet e tërheqjes së emrit të Hoxhës për këtë post. Ilir Niklekaj, ish-drejtori i Kadastrës në Shqipëri dha dorëheqjen një javë më parë. Më pas u publikua emri i Serdar Hoxhës, gjë që shkaktoi mjaft polemika nga palët politike.

Partia Demokratike e ka konsideruar zyrtarizim të masakrës zgjedhore këtë vendim. Në një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj tha se ‘ushtari’ i Tom Doshit ka ende një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale, por kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme.

Të ketë qenë kjo dosje arsyeja për tërheqjen e tij?

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike guri seferi serdar hoxha guri seferi serdar hoxha

Sondazh

Poll