Aktualitet

Bashkia e Patosit merr përsipër shpenzimet e ceremonisë mortore të familjes Gushi

25 Qershor 2021, 13:00 Nga DOSJA
Bashkia e Patosit merr përsipër shpenzimet e ceremonisë mortore

PATOS– Bashkia e Patosit shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të 4 anëtarëve të familjes Gushi, bashkëqytetarë të saj, të cilët humbën jetën sot në një aksident tragjik.Këshilli ka mbajtur një mbledhje urgjente dhe është vendosur që ceremonia mortore të mbulohet nga Bashkia.

“I trishtë dhe i dhimbshëm lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të 4 bashkëqytetarëve tanë. Me miqtë e familjarët e tyre sot është pikëlluar edhe i gjithë qyteti. Bashkia Patos shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të familjes Gushi që humbën jetën tragjikisht në një aksident në aksin Fier-Vlorë. Përmes një mbledhjeje urgjente të Këshillit Bashkiak, Bashkia Patos vendosi të marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore për këtë familje. U prehshin në paqe. I qoftë dheu i lehtë”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Patos.

Mëngjesin e sotëm, në autostradën Fier-Vlorë, ndodhi një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e katër anëtarëve të familjes Gushi. Makina me të cilin ata udhëtonin, godit nga mbrapa nga një mjet tjetër. Për pasojë vdiq çifti i bashkëshortëve dhe dy vajzat e tyre të mitura.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident me kater viktima ne vlore aksident ne vlore-levan bashkia patos aksident me kater viktima ne vlore aksident ne vlore-levan bashkia patos

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2021, 11:40

VLORE- Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier – Vlorë, ku si pasojë e përplasjes së një m...