Aktualitet

Aksidentet gjatë 2021/ Shqipëria, mban numrin më të lartë në rajon, në 5 muaj humbën jetën 90 persona

25 Qershor 2021, 12:16 Nga DOSJA
Aksidentet gjatë 2021/ Shqipëria, mban numrin më të

Në Shqipëri, aksidentet rrugore janë shkaku i tretë i fataliteteve pas vdekjeve natyrale dhe atyre me diagnoza të panjohura. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, fatalitetet si pasojë e aksidenteve rrugore përbëjnë më shumës e 1 për qind të totalit të vdekjeve të raportuara.

Ndonëse shifrat u ulën gjatë vitit të shkuar, kjo edhe si pasojë e masave kufizuese, 5-mujori i parë i këtij viti shënoi një rrije të ndjeshme të aksidenteve. Sipas INSTAT, në harkun janar – maj ndodhën 547 aksidente rrugore nga 390 të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritje të ndjeshme pësoi edhe numri i fataliteteve. Në 5-mujorin e parë humbën jetën 90 persona nga 58 në të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Ardhja e verës dhe shtimi i fluksit të qarkullimit në rrugët e vendit pritet të rrisë edhe më tej shifrat e aksidenteve rrugore. Këtë e konfirmon edhe trendi i muajit qershor, ku teksa muaji ende nuk është mbyllur, shifrat janë në nivel më të lartë krahasuar me vitin e shkuar.

Gjatë vitit 2020, në tre muajt e verës ndodhën 375 aksidente rrugore në të cilat humbën jetën 56 persona. Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve si pasojë e aksidenteve rrugore krahasuar me shtetet e tjera të Rajonit.

Marre nga A2

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksidentet në shqipëri aksidentet në shqipëri

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2021, 11:40

VLORE- Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier – Vlorë, ku si pasojë e përplasjes së një m...

Aktualitet 25 Qershor 2021, 11:08

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e anëtarëve të familjes Gushi, ngjarje që ndodhi paraditen e sotme në aksin Fier-Vl...