Aktualitet

Tragjedi në Vlorë/ Shuhet familja me 4 anëtarë në aksident, me ta edhe dy vajzat e mitura, shoferi i Audi-t i goditi nga pa

25 Qershor 2021, 06:33 Nga DOSJA
Tragjedi në Vlorë/ Shuhet familja me 4 anëtarë në

VLORË–Një familje me 4 anëtarë, dy bashkëshortët dhe dy fëmijët e tyre janë shuar mëngjesin e sotëm në një aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë. Eduart dhe Silvana Gushi, 44 dhe 33 vjeçe dhe dy vajzat e mitura, Anastasia dhe Eva Gushi, humbën jetën nga goditja fatale e Audit të zi, me targë AA 107 XX, ku ndodheshin Igli Madani, 22 vjeç, Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e njohur si “Kripa” në orën 08:23. Aksidenti dyshohet se ka si pasojë goditjen e fortë që automjeti tip Audi, i ka bërë familjes që ndodhej në makinën tip “Toyota”, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 3 anëtarëve të familjes dhe të vajzës së tyre të vogël, disa minuta më pas, pasi ajo u nxorr nga automjeti i copëtuar. 

Si ndodhi aksidenti?

Familja ishte duke udhëtuar në autostradën Fier-Vlorë në drejtim të Vlorës, në momentin kur janë goditur nga makina “Audi”, nga mbrapa. Pasi ka goditur me fuqi “Toyota-n”, makina është përplasur me shtyllën e energjisë elektrike dhe më pas ka dalë nga rruga. Forca goditëse e Audi-t ka qenë e madhe, duke shkaktuar daljen e menjëhershme nga rruga të makinës “Toyota” e cila u copëtua nga goditjet.

Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë e automjetit tip “Audi”, që ka shkaktuar aksidentin. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët e makinës ndodhen në spital ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.

(F.G;F.M/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident me kater viktima ne vlore aksident ne vlore-levan anastasia gushi eduart gushi eva gushi silvana gushi tragjedia e kripes tragjedia ne vlore aksident me kater viktima ne vlore aksident ne vlore-levan anastasia gushi eduart gushi eva gushi silvana gushi tragjedia e kripes tragjedia ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2021, 06:18

Lëkundje tërmeti ndihen në Durrës

DURRËS- Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në Durrës përgjatë natës. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 03:20 pas mesnate me magnitudë 3.1 të shkallës Rih...