Pse u kthye në burg Genc Tafili? Gjykata e Apelit: Vendimi i Enkelejda Hoxhës ishte i gabuar, aplikoi ligj të vjetër
24 Qershor 2021, 19:04Nga DOSJA
Gjykata e Apelit Tiranë në vendimin e rikthimit në burg të Genci Tafilit argumenton se në gjykimin e kërkesave të të dënuarve duhet të respektohet ligji i kohës dhe jo ai ekzistues në kohën e dënimit, duke konsideruar vendimin e ish gjyqtares Enkeleida Hoxha si të gabuar pasi ka aplikuar një ligj të vjetër për lirmin e Tafilit.
Gjykata e Krujës duhet të kishte rrëzuar kërkesën për lirim të Genci Tafilit pa shkuar në fazën e dytë të administrimit të raporteve të sjelljes së dënuarit. Gjykata e Apelit Tiranë në vendimin e zbardhur që kthen në qeli Tafilin, jep përgjigje për fuqin prapavepruese të neni 64 të Kodit Penal që është bërë “porta” nga e cila shumë të dënuar për vepra penale të rënda, por edhe me burgim të përjetshëm kanë marrë lirinë.
Sipas Apelit, fuqia prapavepruese e një ligji nuk ka efekt tej momentit kohor kur vendimi ka marrë formë të prerë. Pra në çdo rast, kërkesat e të dënuarve duhet të gjykohen me ligjin në fuqi. Por Gjykata e Krujës ka argumentuar se kërkesa e Tafilit duhet të vlerësohej në bazë të ligjit ekzistues në kohën e dënimit të tij. Në vitin 2000 neni 64 nuk kishte kufizimet që i janë vendosur më tej këtij neni që është ashpërsuar.
Në ndryshimet e fundit, mars 2017, parashikohet që “Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c”, nene që parashikojnë vrasjen me dashje dhe atë të kryer në rrethana të tjera cilësuese e familjare.
Gjykata e Krujës ka zbatuar ligjin e kohës për rastin Tafili në shkelje sipas Gjykatës së Apelit, ndërsa të njëjtin argument, gjyqtarja Hoxha ka përdorur edhe për lirimin e Endrit Dokles në vitin 2020.
Nga Syri.net
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Shqiptarët duket se gjithmonë do të duhet të paguajnë më shtrenjtë kur udhëtojnë jashtë.Këtë radhë jo vetëm biletat e avionit por edhe tamponi për covid i cili ...
TIRANË– Aleanca për Teatrin njofton se nisur nga fakti se Qeveria ka kaluar fondin për Teatrin e Ri Bashkisë dhe priten të fillojnë punimet, do depozitojë ...
SARANDË- Urdhëri i lëshuar nga vetë kryeministri Edi Rama ka bërë që njësia Speciale Anti-korrupsion të zbarkojë pasditen e sotme në Kadastrën e Sarandës p...
DURRËS– Gjykata e Apelit Durrës ka dënuar me 30 vite burg Ndue Zefin, për vrasjen e Martin Ndrecës, e cila ndodhi më 23 shkurt të 2019-ës.Ngjarja nisi për ...
SARANDË– Rreth 200 rrënjë ullinjsh në pronësi të Pëllumb Pezgës u dogjën ditëne sotme në Sarandë. Parcelat me ullinj ndodheshin pak metra mbi aksin nacion...
TIRANË– Shqetësimi kryesor për të gjithë përdoruesit e transportit urban mbetet ajri i pakondicionuar brenda urbanëve. Kjo kthehet në një shqetësim më të m...
TIRANË– Gjatë ditëve të fundit vendi është përfshirë nga temperatura të larta, ndërsa vlerat maksimale pritet të arrijnë 40 gradë. Instituti i Shëndetit Pu...
ITALI-Një shqiptar 56 vjeçar është arrestuar nga policia e Milanos ditën e sotme, për keqtrajtimin e gruas dhe dhunë seksuale ndaj dy vajzave të tij, në ...