Aktualitet

Dhunohet drejtori i Shërbimeve Publike në Gjirokastër, qëllohet me lopatë në kokë për motive pronësie (EMRAT)

24 Qershor 2021, 19:03 Nga DOSJA
Dhunohet drejtori i Shërbimeve Publike në Gjirokastër,

GJIROKASTËR– Sherr për çështje pronësie në Gjirokastër, një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku i lënduar ka mbetur Seit Rondo, drejtori i Agjensisë së Shërbimeve Publike në Gjirokastër. 

Mësohet se Rondo është konfliktuar me Kujtim Bashën, i cili në debat e sipër e ka goditur me lopatë në kokë. Drejtori i Agjensisë, Rondo ka marrë plagë në kokë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë Basha është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Gjirokastrës, ku edhe po deponon versionin e tij lidhur me ngjarjen.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kujtim basha seit rondo sherr ne gjirokaster kujtim basha seit rondo sherr ne gjirokaster

Sondazh

Poll