Aktualitet

Temperatura deri në 41 gradë! Vijon pushtimi i vendit nga i nxehti afrikan, çfarë moti ju pret sot në Shqipëri

25 Qershor 2021, 06:22 Nga DOSJA
Temperatura deri në 41 gradë! Vijon pushtimi i vendit nga i nxehti

TIRANË– Masat ajrore nga veriu i Afrikës do të vijojnë të kushtëzojnë kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë republikën e Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që pasditja të lër me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulta por vranësira të lehta shfaqen në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit por ulen lehtë vlerat e mesditës duke luhatur ekstremumet ditore nga 18°C deri në 41°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 40-45 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

(Kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit parashikimi i motit

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2021, 06:18

Lëkundje tërmeti ndihen në Durrës

DURRËS- Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në Durrës përgjatë natës. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 03:20 pas mesnate me magnitudë 3.1 të shkallës Rih...