Aktualitet

Zjarr në një banesë në Lushnje, banorët e pallatit ndjenë erën e gazit dhe telefonuan zjarrfikësen (FOTO)

25 Qershor 2021, 06:26 Nga DOSJA
Zjarr në një banesë në Lushnje, banorët e pallatit

LUSHNJE– Një zjarr në një apartament në lagjen Savër në Lushnje ka alarmuar banorët e pallatit ku kanë rënë flakët. Shkak për zjarrin dyshohet se është bërë rrjedhja e gazit nga një bombulë, e cila është ndezur nga banorët që jetonin në apartament rreth orës 06:00.

Ishin fqinjët ata që kanë parë flakët dhe kanë telefonuar zjarrfikësen. Tashmë është bërë e mundur shuarja e flakëve, ndërsa për fat të mirë ka patur vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne lushnje zjarr ne lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2021, 06:18

Lëkundje tërmeti ndihen në Durrës

DURRËS- Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në Durrës përgjatë natës. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 03:20 pas mesnate me magnitudë 3.1 të shkallës Rih...